Alba Çobaj së shpejti nënë për herë të dytë, moderatorja zbulon gjininë e bebit
Moderatorja dhe influencuesja e njohur, Alba Çobaj, po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj, pasi së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë!
Pas vajzës së saj Sofia, e cila shumë shpejt do të mbushë 5 vjeç, Alba dhe partneri i saj janë në pritje të një djali. Lajmin emocionues e ka ndarë me ndjekësit e saj përmes një gender reveal special, ku në brendësi të një torte zbuluan ngjyrën blu, duke konfirmuar se vogëlushja e saj do të ketë një vëlla më të vogël.
Momenti u prit me shumë emocion nga familja ndërsa ardhja e bebushit do të sjellë një kapitull të ri në jetën e moderatores.
“Alba dhe Migen prindër së shpejti. Sofia do të bëhet së shpejti një motër e madhe. Dora e vogël e mamës që bën gender reveal. Paska qenë viti i djemve mesa duket dhe pse neve e nisëm për motër.
Megjithatë kemi kohë, tjetër herë me vajzë”, shkruan ajo me sensin e humorit që nuk i mungon as në të tilla momente. /Living.al