Alban Skënderaj rrëfen si po pritet ardhja e djalit në familje: “Ameli e do që tani…”
Pas dy ditëve të suksesshme në recitalin e tij “Nën yjet e Tiranës”, Alban Skënderaj skishte si të ndihej më i lumtur se kaq. Megjithatë duhet ta pranojmë se përveç atmosferës së mirë në koncert, lajmi se Albani dhe Miriami po presin një djalë, i kënaqi edhe më tepër të pranishmit pasi këngëtari gjithnjë i vlerëson duke i rrëfyer detaje personale nga jeta e tij në recitalet që bën.
Në një intervistë për gazetaren Suada Daci, njëkohësisht moderatore e “Rreze Dielli”, Alban Skënderaj u shpreh: “Unë dal rrallë nëpër media, këto janë momente shumë të mira për t’i dhënë publikut lajme të tilla. Ardhjen e tij po e pres me emocion, jam i lumtur dhe është një gëzim i jashtëzakonshëm, edhe vajza Ameli, është e emocionuar, edhe pse nuk e koncepton plotësisht ardhjen e një vëllai, ajo ka një lloj dashurie që tani për të…”
Ndërkohë sa i përket karrierës së tij, Alban Skënderaj u shpreh se do të pëlqente që tradita e koncerteve të vazhdonte sepse kjo bën edhe që të ketë përmirësim në industrinë e muzikës shqiptare…