Albana Osmani, “stilistja” që veshi Shqipërinë me Lule Dielli në ndihmë të fëmijëve të sëmurë
“Ti je një luledielli” mban emrin fushata sensibilizuese e cila dhuroi dritë dhe mijëra buzëqeshje për fëmijët në nevojë. Prezantuesja e njohur Albana Osmani, iniciatorja e kësaj kauze të veçantë që ka për qëllimin mbledhjen e fondeve në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut tregoi në “Tonight Ilva Tare” sesi e nisi këtë rrugëtim.
Albana Osmani: E kam nisur thjesht, duke gjendur e rrethuar me njerëz që ose kishin humbur të shtrenjtët e tyre nga sëmundja e shekullit që është kanceri, ose ishin vetë duke kaluar fazat e procesit të kimioterapisë. Një prej tyre ishte dhe mikesha ime që isha rritur me Klara Aliaj, e cila në një periudhë shumë të vështirë të jetës së vet, të ëmën e kishte të shtruar dhe po kryente kimioterapitë, nuk kishte më para për të paguar këtë proces. Është shumë i shtrenjtë. Mori një kredi, pagoi çfarë i duhej për mamanë, mamaja nuk ia doli dot dhe ndërroi jetë. Klara vazhdoi të paguante kredinë dhe për muaj të tjerë. Ajo ishte çdo ditë pranë meje dhe ishte një nga njerëzit që më frymëzoi. Po mendoja çfarë dreqin bëjmë ne në këtë vendin tonë, kur unë kam kaq pranë vetes njerëz të tillë? Thashë do mendoj të bëj diçka për njerëzit. Kjo ka ndodhur në 2016. Në fund të muajit shtator kam bërë vizitën e para në QSUT, në pavionin ku ishin shtruar fëmijë ku vuanin nga kanceri dhe leuçemia. Gjendja ishte shumë e rëndë, mungonin pajisje që ishin jetësore për fëmijët. Duke qenë një vajzë televizioni nuk isha koshiente sesi ishte ky realitet rreth meje.Gjithçka ishte thjesht si do të isha unë më mirë, suksesi im. Sapo pata këtë vizitë, qe pikërisht ai momenti ku unë u vesha me një mision që shpresoj shumë ta vazhdoj me po të njëjtën zemër sepse nëse ndonjë fraksion sekonde do të mendoj përsëri për veten dhe të dukem vetëm ajo e bukura në ekran, unë do ta lë këtë gjë.
Teksa bën bilancin 1 vjeçar të këtij rrugëtimi, kujton vështirësitë që ka kaluar.
Albana Osmani: Mesa kuptova gjatë këtij rrugëtimi 1 vjeçar, është nëse e bën me zemër, gjithë mrekullitë do të ndodhin. E nisa thjesht, fillova të pikturoj luledielli, shkova në një fabrikë dhe kërkova të më ndihmonin. Na thanë ne mund t’ju ndihmiojmë në stampimin, me qepjen, por copat kushtojnë rreth 5500 euro. Takova shokët e mi, u kërkova të mblidhnim lekët bashkë sepse as vetë, e them me sinqeritet nuk i kisha këto para. Njerëzit mund të mendojnë se ne jemi milionerë, ne ndonjëherë i ruajmë 2-3 por jo më shumë. Mblodhëm paratë, shkuam në fabrikë dhe porositëm gjithçka duhej. Erdhën bluzat, u bën 3 mijë copë nga 20 euro 1. Sekreti i suksesit ishte integriteti dhe transparenca e plotë. U shitën të gjitha në 7 javë e katër ditë, 60 mijë euro. Porositëm poltrona kimioterapie, pompa kimioterapie dhe një aparaturë tjetër që u vu në reaminacion.Është respirator që shërben për fëmijët pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Pjesë e kësaj fushatë u bën edhe figura publike, deri tek politikanët më të lartë.
Albana Osmani: Nuk kisha fare turp, personat publik të cilët i kam takuar në 15 vite në ekran në të gjitha emisionet e mia nuk kisha fare turp ti kontaktoja, ti telefonoja, të lutem vish një bluzë, blije sepse paratë do të shkojnë për fëmijët. Ata që e kanë veshur, e kanë blerë. Disa i kanë blerë pa treguar asgjë, sepse shiteshin online. Përgjatë këtij viti në pak muaj kohë do të jemi me mijëra bluza që do të shiten në të gjithë botën. Do jetë një bluze më e mirë se markat prestigjoze. Lulediellin e patentuam. Në një qytet të Kosovës kishte filluar dikush ta riprodhonte, duke u përpjekur ta kopjojë, ma dërguan postimin e tij.
Sa i takon institucioneve shtetërore, Osmani thotë se ndihma ka qenë kryesisht njerëzore dhe morale.
Albana Osmani: Kryeministri e njohu fushatën, më ka mirëpritur në zyrën e tij.