Albatriti realizon setin e parë familjar festiv: Zot mos lër askënd pa fëmijë!

Çdo fundvit është i veçantë për secilin prej nesh. Çdokush bën llogaritë se si po e mbyll vitin, dikush me një peng më pak e dikush me një bekim më shumë. Ky fundvit e ka gjetur këngëtarin nga Kosova Albatrit Muqiqin me statusin e babait. Dhe natyrisht nuk mund të rrinte pa realizuar setin e tij familjar festiv duke qenë mirënjohës për bekimin e tij që i solli 2017, vajzën Amelia. Në foton e postuar në Instagram, veç të tjerash ai ka shtuar: Zot mos e lër askënd pa fëmijë!
Lutjes së tij i bashkohemi dhe ne dhe urojmë që 2018 të bekojë çdo çift që e dëshiron një fëmijë! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1009 Views