Albëria zbulon shtëpinë luksoze të Anxhelinës në Los Angeles dhe fotografon vajzën në poza hot

Tashmë, jeta e tyre profesionale, por edhe ajo private është e gjitha e zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kontinent ky ku prej vitesh ato nënë e bijë zhvillojnë karrierat e tyre në muzikë, por jo vetëm.

Janë të shpeshta videot apo fotot që dëshmojnë copëza nga përditshmëria e tyre, por deri më sot këtë fakt të ri nuk e kishim zbuluar. Atë na e tregoi Albërije Hadërgjonaj. Përmes, një videoje të postuar në instastory, ajo na tregon hapësirat e brendshme të shtëpisë së Anxhelinës në Los Angeles.

Dhe ne mundemi të kuptojmë se bëhet fjalë për një shtëpi vërtet luksoze, ku dominojnë nuanca e bardhë dhe ngjyrat e ftohta, por Albëria nuk harron të ndajë me të gjithë fansat virtual një element kombëtar në shtëpinë e së bijës. Ai është flamuri kuq e zi, i cili qëndron në tavolinën e xhamit, në formën e një suveniri.

Siç duket, nënë e bijë nuk harrojnë elementët tradicionalë edhe pse jetojnë shumë larg Shqipërisë! Dhe duket vërtet një gjetje interesante.

Por ndërsa ka fotografuar shtëpinë e së bijës, ALbëria nuk është mjaftuar me kaq. Anxhelina e ka shfrytëzuar edhe për disa poza personale ku na tregon fizikun perfekt dhe lëkurën e bronxtë.

Summer daze 📸 by my mom

A post shared by Anxhelina (@anxhelina) on

I’ll keep you on your toes 😉

A post shared by Anxhelina (@anxhelina) on

Share With:
Translate »
1123 Views