Aleksia Peleshi pranon lidhjen me Romeo Veshajn: E dua Romeon se më ngjan me babin

Aleksia Peleshi ka treguar detajet për lidhjen e saj me Romeon me një intervistë të dhënë për “Glamour Zone”.

Aleksia pranoi se është shumë xheloze, madje ka lënë edhe skena të shpeshta. Po ashtu dha një deklaratë dashurie mga ato të veçantat.

“E vërteta është që Romeon e dua shumë. E dua me të gjithë forcën që kam për të dashur dikë. Ai është një nga ata njerëz, që në lutjet e mia në fund të ditës, falenderoj Zotin që është në jetën time. E dua sepse më kujton babain tim, dhe për mua ai është njeriu më i mirë në botë”, u shpreh ajo.

Aleksia dhe Romeo janë çift prej muajsh dhe raporti i tyre u zbulua nga mediat pak më vonë.

Share With:
Translate »
162 Views