Alessandra Ambrosio: Që 12 vjeçe e dija që do bëhesha modele!

Alessandra Ambrosio po shijon pushimet me familjen në Ibiza të Spanjës. Ajo ka dhënë edhe një intervistë për revistën e njohur “Vogue” teksa ka folur për fillimet e karrierës në fushën e modelingut dhe ka ndarë detaje të tjera nga jeta e saj private.

Gjatë intervistës, ajo ka shpjeguar e dinte që në moshë të re se çfarë donte të bënte dhe mori mësime se si të modelonte kur ishte në moshën 12-vjeçare. Ndërsa kur ishte vetëm 20 vjeçe ajo punoi për “Victoria’s Secret”.

Me kalimin e kohës pasionin për modën 42-vjeçarja e shprehu edhe përmes kompanisë Gal Floripa të cilën e themeloi në vitin 2019  së bashku me motrën e saj, Aline dhe një shoqe të përbashkët të  tyre.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se ka mundur të gjejë balancën mes profesionit dhe jetës private falë edhe ndihmës së familjareve.

Share With:
Translate »
88 Views