Alex, Hilaria dhe 6 fëmijët e tyre vishen matchy-matchy si Boss Baby
Alec Baldwin dhe gruaja e tij Hilaria i morën të gjashtë fëmijët me vete në premierën e filmit The Boss Baby në Nju Jork dhe sa mirë bënë. Të tetë pozuan para aparatit, të veshur me costume të zinj, klasik, fiks si protagonist i filmit.


Alec dhe Hilaria nuk kursyen as djalin nëntë muajsh Eduardo dhe vajzën tre muajshe Lucia. Edhe ata u kombinuan me grupin.

Çifti u pa gjatë gjithë kohës duke u përkëdhelur me njëri-tjetrin. Ok, duhet të kenë pasur me vete më shumë se një dado për t`u kujdesur për të vegjlit e tyre që janë të gjithë të vegjël.

Eduardo dhe Lucia kanë 6 muaj diferencë, duke qenë se Lucia erdhi në jetë nga një nënë surrogatë.