Alfio Rrotani baba për herë të dytë, kuzhinjeri dhe partnerja e re zbulojnë gjininë
Alfio Rrotani, shefi i njohur i kuzhinës dhe personazh i dashur për publikun shqiptar, është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Këtë herë, me partneren e tij të re, çifti kanë zbuluar se do të bëhen me një vajzë!
Lajmi është bërë i ditur së fundmi dhe është pritur me shumë urime nga ndjekësit e tij. Alfio, i cili tashmë është baba i një djali nga një lidhje e mëparshme, duket se është shumë i emocionuar për zgjerimin e familjes së tij.
Ende nuk dihen shumë detaje rreth shtatzënisë, por burime pranë çiftit tregojnë se të dy janë të lumtur dhe mezi presin të mirëpresin vogëlushen në jetën e tyre.
Urime Alfio dhe partneres së tij për këtë bekim të ri në familje! /Kids’Time/
View this post on Instagram