Alfio Rrotani bëhet baba për herë të dytë, ndan foton e parë dhe emrin e vogëlushes

Alfio Rrotani është bërë baba për herë të dytë, zbuloi vetë ai përmes një postimi në Instagram.

Krah partneres, Joana Gjinaj, dhe së voglës së tyre, së cilës i zbulo dhe emrin e plotë, Tiara Maria, Alfio ndau një dedikim:

“Mirë se erdhe në jetë, Tiara Maria.

Linde nga një dashuri që zgjodhi të qëndrojë, nga dy shpirtra që u njohën dhe thanë ‘përgjithmonë’ pa bërë zhurmë.

Në frymën tënde të parë sot kemi një premtim: të të mbrojmë, të të udhëheqim, të të duam gjatë çdo ditë të jetës sonë.

Babi Alfio dhe Mami Joana.”

Alfio e bëri publike lidhjen me partneren gjatë muajit qershor 2025 dhe atë të shtatzënisë 2 muaj më vonë.

Gjatë një interviste për “Rudina” në janar të këtij viti, Alfio tha se u njoh me partneren gjatë një momenti jo shumë të mirë të jetës dhe sot ndihet më se i lumtur që arrin të jetë krah saj.

Dyshja u shprehën se vlerësonin më së shumti parimet dhe vlerat e njëri-tjetrit. Përputhja e mendimeve dhe ideve e kishte bërë marrëdhënien edhe më të bukur për ta.

Alfio është baba edhe i një djali, të quajtur Noah, nga martesa me ish-partneren, moderatoren Fatma Methasani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALFIO RROTANI (@alfio_rrotani)

Share With:
Translate »
1 Views