Alis feston ditëlindjen dhe Blendi Fevziu zgjedh këtë moment të veçantë për ta uruar “shoqen e tij të udhëtimeve”
Një foto, që më shumë se gjithçka pasqyron lumturinë dhe lidhjen e veçantë babë e bijë, ka
zgjedhur të postojë Blendi Fevziu për t’i uruar ditëlindjen vajzës së tij, Alis.
Foto duket se është bërë në Paris, në një ditë vere plot diell, në një nga udhëtimet e shumta të gazetarit të njohur.
Fevziu njihet si një njeri i apasionuar pas udhëtimeve, por qëkur ka lindur Alis, ajo është shoqja e tij e pandashme në shumë prej vendeve që ai viziton. E lindur shumë më vonë se motra e saj e madhe, Mishel, Blendi duket se me të vogël po shijon çdo moment të fëmijërisë, teksa vajza e madhe tashmë është shkëputur nga familja pasi ka arritur moshën 18 vjeç. Ndërkohë ne në “Who” gërmuan pak dhe zbuluam se dhe Mishelin për ditëlindjen e saj një vit më parë, më 13 tetor 2020, Blendi ka zgjedhur ta urojë duke postuat në Instagram një foto po nga Parisi. Siç duket kryeqyteti francez është i preferuari i vajzave dhe i vetë Fevziut.