Alisa për herë të parë prezanton djalin e saj me ndjekësit
Alisa ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël me djalin e saj të porsalindur, duke publikuar një foto ku e mban në krah me dashuri.
Në imazhin e postuar në Instagram, ajo shfaqet me një buzëqeshje të butë, e veshur me një këmishë nate të bardhë me lule të verdha, ndërsa vogëlushi i saj është i mbështjellë me një rrobat të kaltër me arusha.
Ky është prezantimi i parë publik i bebushit të saj, dhe ndjekësit kanë reaguar menjëherë me komente të mbushura me dashuri dhe urime për nënën e re.
Alisa ka treguar se të voglin e tyre e kanë quajtur ‘Alor’, shkruan “Kosovarja”.