Alketa shijoi mbrëmjen me bashkëshortin, madje zbuloi dhe si e thërret ai me përkëdhelje dhe pak nga vajza e tyre

Mbrëmjen e kaluar Alketa Vejsiu ka shijuar kohën me bashkëshortin e saj, teksa ka kombinuar një fustan në ngjyrë jeshil me sandale në po të njëjtën ngjyrë dhe pamjen e freskët në fytyrë. Moderatorja ka ndarë disa video, ndërsa në postin në rrjetet sociale, ka treguar si e thërret partneri.

“Ai më quan ketër”, ka shkruar Alketa, e cila zakonisht është shumë e rezervuar përsa i përket jetës private. Megjithatë një pamje dhe fustan kaq i bukur, e meritonte nga pas edhe një kuriozitet të shuar të ndjekësve të saj.

Madje gjatë daljes, vajza e tyre ka shkrepur foton dhe ne pame pak nga ajo.

 

Share With:
Translate »
509 Views