Alketa Vejsiu e mbajti kaq gjatë larg syve të publikut, por e bija e realizoi vetë intervistën e saj të parë

Alketa Vejsiu ka qenë gjithmonë tejet e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj përtej ekranit.

Po së fundmi ajo na ka prezatuar me vajzën e vet, Nicol, e cila është bërë një zonjushë e vërtetë.

Nicol Nelo mori vëmendjen e të gjithëve sapo vendosi ta bëjë profilin e saj në Instagram publik, për shkak të bukurisë së saj sigurisht të trashëguar nga mami Alketa.

Në një intervistë virtuale që ka bërë me ndjekësit e saj, Nicol u shpreh se i ngjan më shumë babit.

 

Edhe pse vajza e një prej moderatoreve më të njohura, ajo tha se nuk e aspiron botën e televizionit, por pas shpreson që pas 5 vitesh të ketë biznesin e saj. Duhet thënë se Nicol është akoma e vogël dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë teksa rritet.

Nicol tregoi dhe kritikat më të shpeshta që i bën e ëma.
“Bëji qerpikët me më pak volum. Dil më natyrale në foto. Mos e ul veten për njeri, tregohu me edukatë dhe me mend në kokë”-janë vetëm disa nga këshillat që ajo merr nga Alketa.


Alketa vazhdon me programet ambicioze teksa së fundmi përflitet se ajo dhe Vera Grabocka do të sjellin programin e famshëm “L’isola dei Famosi”, në vendin tonë.

Share With:
Translate »
228 Views