Alketa Vejsiu i kërkon falje live vajzës së kompozitorit të madh shqiptar

Alketa Vejsiu i ka kërkuar falje live vajzës së kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi, pas një publikimi të kësaj të fundit, për këngën e të atit që u transmetua në natën e parë të festivalit.

Dje Ertrita shprehej se kënga “Rrjedh në këngë e ligjërime” ka të drejtë autori, dhe RTSH nuk mori lejë për përdorimin e saj:

Pas këtij postimi Alketa vendosi të reagojë live dhe t’i kthejë përgjigje nga festivali. Ajo i kërkoi ndjesë që nuk e përmendi emrin e Ibrahimit, ndërsa u shpreh se ai është pasuri e këtij vendi!

“Babai yt është pasuri për këtë vend, nuk është neglizhencë, kërkoj ndjesë por dua me gjithë zemër të përshëndes mënyrën e përkujdesjes për babain tënd”, u shpreh moderatorja.

Share With:
Translate »
515 Views