Alkooli dhe duhani vrasës që në adoleshencë

Alkooli dhe duhani shkaktojnë probleme kardiovaskulare që në adoleshencë. Arteriet e një personi që konsumon alkool dhe pi duhan, ngurtësohen pavarësisht se trupi është i fortë dhe në rritje.

Në këtë konkluzion kanë mbërritur kërkuesit e Universitetit të Bristol, pas ndjekjes së shëndetit të adoleshentëve 17-vjeçarë.

I publikuar në revistën shkencore European Jeart Journal, në studim shpjegohet se arteriet e ngurtësuara janë një ndër faktorët që rrit rrezikun për të pasur probleme me zemrën, enët e gjakut dhe infarkte në moshë madhore.

I vetmi sinjal pozitiv është nëse adoleshentët ndalojnë konsumin e alkoolit dhe duhanit. Kjo bën që arteriet e tyre të kthehen shumë shpejt në gjendje normale dhe të shëndetshme.

Kërkimi ka zgjatur nga viti 2004 deri në 2008 dhe është kryer tek 1266 djem e vajza të moshave 13, 15 e 17 vjec.

Share With:
Translate »
725 Views