Almeda flet për forcën e mamasë: ‘Mirënjohëse që arriti të rifillojë jetën pas vdekjes së babait’
Almeda Abazi e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ka rrëfyer dhimbjen e ndarjes nga jeta të babait, duke e konsideruar momentin më të vështirë të jetës.
Moderatorja tha se mamaja e saj ka qenë mbështetja më e madhe dhe forca për to, ndërkohë që tregoi se e ka rifilluar jetën e saj të re.
“Tashmë jemi dy motra dhe një vëlla. Ishim dy motra tani kemi edhe një vëlla 9-vjeç. Mami im ishte shumë e re kur ndërroi jetë babai, 18 vjeç ka qenë kur më lindi mua. Ishte shumë shumë e re.”- u shpreh Almeda teksa u shpreh mirënjohëse që fati i ka dhuruar ‘një shancë të dytë lumturie për mamanë’.