Almeda na tregon si do të duket bebushja që do të sjellë në jetë

Aktorja shqiptare Almeda Abazi dhe partneri i saj turk, Tolgahan Sayisman, janë prindër të një vogëlushi të quajtur Efehan.

Të voglin e kemi parë shpesh në llogaritë e prindërve në rrjete sociale dhe padyshim e gjithë dashuria dhe vëmendja e çiftit është tek ai.

Mirëpo siç ka treguar edhe më herët vetë Almeda, duket se ka ardhur koha që familja e tyre e vogël të zgjerohet.

Kësaj here aktorja dëshiron të bëhet nënë e një vajze dhe të njëjtën dëshirë me të ndan edhe kushërira, Ajsela Abazi.

Madje, ajo dhe Almeda e kanë të qartë sesi duhet të duket vogëlushja, ndërsa në një grup me njëra-tjetrën kanë dërguar edhe një foto të një bukurosheje të vogël.

“Do ta bësh 1 gocë kshu?”- i shkruan Ajsela, ndërsa Almeda i është përgjigjur publikisht, duke publikuar bisedën e tyre:

“Meqë dashka Ajla s’po ia prishim!”- shkruan aktorja.

Epo, ne mezi po presim të mësojmë ndonjë lajm shtatzënie të dytë!

Share With:
Translate »
27584 Views