Alzheimer-i fillon në shtatzëni! Ushqimet që duhet të konsumoni patjetër
Konsumimi i paktë i frutave dhe perimeve gjatë shtatzënisë, mund të shkaktojë Alzheimer-in tek fëmija. Ky është përfundimi i një studimi të ri nga Universiteti i Columbia-s në Britani.
Sipas shkencëtarëve, mungesa e vitaminës A që gjendet në këto ushqime, është një prej shkaktarëve kyç të kësaj sëmundjeje. Moskonsumimi i frutave dhe perimeve sjell rritjen e nivelit të beta amiloide në tru, proteina që lidhet me çrregullimet mendore, duke çuar në humbje të kujtesës dhe hutim.
Studiuesit theksojnë se fazat e para të zhvillimit në barkun e nënës dhe fëmijërisë janë vendimtare. Gjatë tyre, truri “programohet” për gjithë jetën.
Ushqimet që e përmbajnë me shumicë vitaminën A janë patatja, domatja, spinaqi, lakra, karrota, portokallja e kuqe, mangoja, pjepri dhe kajsia.