Amar është që tani një “djalë kopertinash” falë stilistes së tij personale, mami Oltës!

Aktorja Olta Gixhari po e shijon në maksimum mëmësinë dhe e shpenzon të gjithë kohën e saj me të voglin, Amar.

Ajo po jeton në Spanjë me bashkëshortin dhe djalin e tyre, ndërsa në rrjete sociale nuk na i kursen disa detaje nga përditshmëria e saj.

Olta ka treguar se është “e çmendur” pas të birit, i cili e ka bërë të përjetojë emocionet më të bukura të jetës së saj.

Aktorja ndihet si në qiellin e shtatë nga lumturia dhe tashmë “ka shkrirë” edhe talentin e saj tek i vogli.

Ajo e vesh Amarin sipas dëshirës dhe i bën foto look-ut të tij plot stil, ndërsa njërën prej pozave e ndau edhe me ndjekësit në Instagram.

“Mami është stilistja ime personale”- shkruan Olta krahas fotos ku shfaqet i biri, të cilit edhe kësaj here ia ka fshehur portretin.

Në fakt, ne jemi bërë tepër kuriozë jo vetëm për portretin e Amarit por edhe të babait të tij, të cilin aktorja ka preferuar ta mbajë larg syve të publikut.

Share With:
Translate »
837 Views