Ameli është një kukull e vogël, interneti sapo u çmend nga kjo foto e saj
Këngëtarja Miriam Cani e ka nisur këtë mëngjes me një foto mjaft të ëmbël të Amelisë së saj. Në këtë foto vogëlushja shfaqet e porsa zgjuar nga gjumi. Vogëlushja ka një ngjashmëri mjaft të madhe me të ëmën, megjithatë në këtë foto shohim se ka nisur të ketë edhe hijen e të atit kantautorit Alban Skënderaj. Vetëm pak kohë më parë Albani dhe Miriami sollën për publikun këngën “Dhurata”,e cila ka ardhur si një dedikim mjaft i ndjerë për vajzën e tyre.
