Ami dhe Ermali publikojnë foton e ëmbël të fëmijëve për Krishtlindje
Këto Krishtlindje po i kalojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe prej andej kanë dërguar një mesazh urimi për të gjithë.
Ermal Mamaqi me të shoqen Amarda Toska me anë të një videoje në rrjetet sociale, urojnë “Gëzuar Krishtlindjet! Gëzuat nga familja jonë tek e juaja”, thotë Ami.
Ndërkohë Ermali shton se këtë urim mund ta përdorin edhe për Vitin e Ri.
Krahas videos çifti i njohur kanë publikuar edhe një fotografi të fëmijëve, djalit Joel dhe vajzës Sia.
Dy vogëlushët shihen duke lozur në tapet të buzëqeshur.
