“Amon Dermon”, Zhaku zbulon kuptimin çuditshëm të emrit të djalit
Prej tre vitesh tashmë, Inida Gjata apo siç e njohim me emrin artistik, Zhaku, është bërë nënë e një djali. Ai tashmë është kthyer në qendrën e botës së saj, siç ndodh për çdo nënë dhe po e shijon shumë këtë rrugëtim.
Në programin ”Rudina” në Tv Klan, përpara se të zbulojë rreth një drejtimi të ri artistik që publiku nuk e ka njohur më parë, Inida tregon pak për djalin, Amonin. Ajo madje ka disa nofka mjaft të lezetshme për të pasi emri vjen nga një prej fjalëve të saj më të përdorura dhe ka një kuptim “të paparaparë”, nëse do të përdornim një shprehje nga kënga e famshme e Zhakut.

Inida Gjata: Amon dermoni, Amon-Amoni është një yll i vërtetë. Jam shumë e bekuar, jemi të gjithë të bekuar që e kemi.
Rudina Magjistari: Prindërit në fakt gjithmonë mundohen të gjejnë një fjalë të bukur që ta rimojnë me emrin, unë me emrin e vajzës Mia mrekullia, ti Amon dermoni. Je e paparaparë!
Inida Gjata: Prandaj ia kam vënë atë emër sepse bën rimë me dermon dhe i them Amon mor Amon! Kjo ka qenë një nga arsyet, plus tingëllon edhe bukur dhe duke dashur t’i zbukurojmë edhe kuptimin e emrit duke bërë si shkencëtarë, si etimologë, heqim një, vëmë një dhe kështu mund t’i dalë edhe një emër i vjetër hebre, egjiptian i ndonjë mbreti, por ai e ka në fakt Amon ngaqë unë e përdor shumë si fjalë.