Andrra e Sinanit s’i paska lënë gjë mamasë së saj, si dy pika uji

Partnerja e Sinan Hoxhës, Andrra, është kthyer në një personazh shumë të dashur për publikun dhe ndiqet mjaft në rrjete sociale, ku ndan momente të ndryshme të përditshmërisë së saj.

Ajo përpiqet të jetë sa më aktive dhe postimi i fundit në InstaStory ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Andrra ka publikuar një foto të së ëmës e cila feston ditëlindjen dhe ndjekësit s’i kanë besuar dot syve për ngjashmërinë e tyre të madhe.

Partnerja e Sinanit s’i ka lënë gjë mamasë së saj dhe mund ta shihni me sytë tuaj në këtë foto:

Andrra dhe Sinani u bënë prindër për herë të dytë disa ditë më parë. Ato u bekuan me një djalë tjetër dhe familja është në qiellin e shtatë nga gëzimi. Lajmin e bukur për ardhjen e djalit e ndau vetë Andrra përmes një postimi në rrjete sociale.

E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot”, shkroi Andrra përkrah një fotografie të bebushit.

Më pas vëllai i madh Ansi zbuloi emrin e anëtarit më të ri të familjes Hoxha. Ansi postoi në profilin e tij në Instagram një foto, në të cilën shihej duke mbajtur në krahë vëllain e vogël.

Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël, Ayan”, shkroi vogëlushi duke na zbuluar kështu emrin e veçantë të bebushit.

Share With:
Translate »
629 Views