Andrra zbulon planet për një tjetër fëmijë, dhe emrin e dytë që kishte menduar pë Ansin

U bë dy vjet që nga koha kur këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani janë bërë prindër të djalit të tyre.
Ansi është emri me të cilin çifti e kanë bekuar të voglin e tyre, por duket se kanë pasur edhe një emër rezervë për vogëlushin përpara se ai të vinte në jetë.
Pyetjes së njërit prej ndjekësve në ‘Instagram’ sesi do të quhej djali i tyre në qoftë se nuk do të kishte emrin Ansi, Andrra i është përgjigjur: ‘Anuar’.


Po perveç emrit të dytë që çifti kishte menduar për të birin, Andrra ka treguar gjithashtu se fëmija e dytë do të donte të ishte vajzë.


‘Për Ansin e vogël ke dëshirë një motër apo vëlla?’- ka qenë pyetja e një prej ndjekësve.
‘Motër, sigurisht’- ka shkruar Andrra edhe pse ka theksuar se këtë gjë ja lë në dorë zotit.

Share With:
Translate »
723 Views