Angela Martini feston ditëlindjen me shënimin e hershëm të së ëmës
Angela Martini feston sot ditëlindjen e saj dhe ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit disa foto nga fëmijëria e saj. Modelja ka qenë shumë e bukur edhe atëherë dhe me po të njëjtin shkëlqim në fytyrë.
Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte një foto e një letre shkruar nga nëna e modeles, mbase pas momentit që e solli në jetë Angelën. Në të shkruhen detajet e lindjes dhe një përshkrim i bukur dhe shumë prekës për Angelën. “Ditën e dytë që kam lindur infermieria ka pyetur se i kujt është ky fëmijë kaq i bukur. Nëna ime është përgjigjur krenare: Është vajza ime”, shkruhet në letër.
Angelën e ka gjetur nostalgjike ky përvjetor dhe jo më kot.