Angela Martini takon Vera Grabockën dhe na prezantoi vajzën e saj që e mban larg publikut
Angela Martini ka treguar përmes një postimi në Instagram se sot ka patur një takim të veçantë me producenten Vera Grabocka dhe vajzën e saj, Lindën. Angela ka postuar disa foto e video teksa ato bisedojnë e kalojnë kohën në shoqërinë e njëra-tjetrës, në takimin e tyre të dytë pas kaq shumë vitesh. Angela shprehet për Verën se është një grua e fortë dhe e palodhur.
“Sot, ishte hera e dytë pas shumë vitesh që takova Verën dhe vajzën e saj të mrekullueshme, Lindën dhe nga ky takim vërtetova edhe një herë se asgjë nuk ndodh rastësisht. Vetëm një grua e fortë dhe e palodhur si ajo mund të shkruajë historinë që mban emrin Vera Grabocka”, shkruan Angela.