Angelina Jolie feston ditëlindjen e 46-të së bashku me fëmijët e saj
Angelina Jolie gjatë ditës së sotme (e diel) feston ditëlindjen e 46-të.
Ajo është parë së bashku në mbrëmjen e së premtes me fëmijët e saj, derisa po shijonte darkën, shkruan Daily Mail.
Në disa fotografi të siguruara nga MailOnline, bukuroshja brune është parë në një restorant në Los Angeles.
Foto: Daily Mail
Angelina është vërejtur me një fustan të verdhë, derisa kishte një pamje më shumë natyrale.
Javë para ditëlindjes së saj, aktorja ka qenë pak e ‘hidhëruar’ nga Brad Pitt, pasi ky i fundit mori kujdestarinë e fëmijëve të saj.
Foto: Daily Mail
Në fund të majit, gjykata vendosi që Brad dhe Angelina do të kenë të përbashkët kujdestarinë e të gjithë fëmijëve të tyre, me përjashtim të Maddox, i cili nuk është më i mitur.
Foto: Daily Mail



