Angelina Jolie tregon këshillën e vetme që iu jep vajzave të saj

Angelina Jolie dëshiron që t’ju mësojë fëmijëve të saj, që të luftojnë për atë që besojnë. Fituesja e çmimit Oscar, ka treguar për Elle bisedën e saj me ish-sekretarin e shtetit, John Carry rreth fushatës së vazhdueshme kundër përdhunimit, dhe ngacmimeve seksuale ndaj grave.

Ajo është shprehur se burrat dhe gratë mund të punojnë së bashku, për të avancuar të drejtat e grave. Jolie ka treguar gjithashtu edhe këshillën që ju jep gjithmonë vajzave të saj, Vivienne, 9 vjeçe, Shiloh 11, dhe Zahara 13.

“Unë ju them vajzave të mia, se ajo çfarë ju veçon është ajo që ju mund të bëni për të tjerët. Çdo kush mund të veshë një fustan dhe të bëjë grim. Është mendja juaj ajo që do ju përcaktojë. Gjeni se kush jeni, çfarë mendoni, dhe për çfarë do të luftoni. Dhe punoni që edhe të tjerët të kenë të njëjtën liri. Një jetë në shërbim është një jetë që ia vlen”,-është shprehur Jolie.

Këtë këshillë ia vlen ta zbatojmë të gjithë apo jo?

Share With:
Translate »
635 Views