Anita Haradinaj bën rrëfimin prekës: “Përjetova tri aborte; Mjeku më tha se duhej të më hiqnin mitrën”
Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare, por edhe për rolin e saj si nënë. Anita dhe Ramush Haradinaj janë prindër të tre fëmijëve, Gjinit, Hanës dhe Trimit.
Gjatë intervistës, Anita rrëfeu se ka kaluar tri aborte, të cilat kanë qenë momente shumë të vështira për të, por nga ana tjetër e kanë forcuar emocionalisht.
Ajo zbuloi edhe komplikacionet e shtatzëninë e saj të fundit, me djalin e saj Trimin. Anita tha se ka pasur placenta previa dhe doktori i tha se duhej t’i hiqnin mitrën, por ajo refuzoi kategorikisht, pavarësisht komplikacioneve që mund të kishte.
Anita foli edhe për periudhën e vështirë kur Ramushi ndodhej në gjykim në Hagë. Ajo tregoi se fëmijët kishin shumë nevojë për të atin, e nga ana tjetër ishte shumë e vështirë edhe për të që t’ia dilte si nënë e vetme.