Anita Haradinaj i feston ditëlindjen nënës së ndjerë, emocionon me dedikimin

Anita Haradinaj ka humbur nënën pas një beteje me kancerin e gjirit.

Ajo flet shpesh për të dhe i bën dedikime të ndjera por ky i fundit ishte tejet emocionues.

Me një foto krah babait të saj, prezantuesit të njohur të lajmeve, Mustafë Muqaj, Anita ka zbuluar se po festonin ditëlindjen e nënës së saj, e cila korespondon me datën historike të shqiptarëve, 28 nëntorin.

“Unë dhe ky plaku në mungesë të plakës po ja festojmë ditëlindjen. Mam duke qenë e madhe edhe ditëlindjen e ke në këtë ditë të madhe. Gëzuar shpirt nga kudo që të jesh. Të duam”, ka shkruar Anita.

Share With:
Translate »
867 Views