Anna dhe Ardit Gjebrea, nga dueti i Këngës Magjike në një skenë tjetër | Video
Kthimi i shumëpritur i Ardit Gjebreas pas 13 vitesh bëri që ta shohim në skenën e festivalit Kënga Magjike 2017 me partneren më të denjë. Ai këndoi duet me vajzën e tij Anna një këngë të re të titulluar “Për ty”. Por kanë kaluar vetëm disa ditë dhe Annën e shohim në një tjetër skenë duke kënduar përsëri me Arditin këngën e famshme dedikuar gjyshes. E talentuar Anna përcjell emocionet nga skena me rastin e 70-vjetorit të Qendrës Kulturore për Fëmijë. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme. /Kids’ Time