Anna, një këngëtare e lindur, i këndon Shqipërisë, e veshur me flamurin kuqezi! (video)

Anna Gjebrea bëhet shpesh pjesë e lajmeve tona të ëmbla, kjo për faktin se është shumë e pranishme në aktivitetet apo postime të shumta të babit të saj, Arditit. Dhe nuk është çudi, që Anna, pëlqehet dhe lexohet me të njëjtin intensitet si herën e parë kur morëm vesh se do të vinte në jetë. E vogla e familjes Gjebrea, ka shfaqur shpesh talente të ndryshme, në kërcim e recitim, madje vera e saj ishte e mbushur me sporte ekstreme. Babi Arditi ka vendosur ta bëjë të voglën guximtare dhe ta përgatisë për jetën që tani.

Por ne mendojmë se Anna, nga i ati ka marrë atë që ai di të bëjë më mirë: të këndojë! Ndërsa kemi parë protagonizmin e saj në aktivitete të ndryshme që organizon shkolla, sepse Anna tashmë është në klasë të dytë, ja ku vjen më i freskëti. E veshur me të kuqe, me shqipen dykrenare në gjoks, Anna me zërin e saj të ëmbël, po këndon këngë patriotike, në vigjilje të festave të Nëntorit! Vazhdo kështu Anna, bën krenar jo vetëm mamin e babin, por të gjithëve ne, bashkë me Shqipërinë tonë të bukur! /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1407 Views