Anna tashmë motra e madhe, Soni gati për beben e dytë
Fundvitin e shkuar, Soni Malaj jo vetëm që s’ishte shtatzënë siç shkruhej, por as e kishte ndërmend një fëmijë të dytë. Pastaj, katër muaj më vonë, Soni tha tërthorazi se mund të martohej në të ardhmen dhe mund t’i bënte një vëlla a motër vajzës së vetme, Anna-s.
“Ne të dy jemi shumë të pjekur. Nuk jemi në të 20-at, i kemi lënë zënkat, dramat. Është marrëdhënie e pjekur, është me këmbë në tokë, e menduar mirë. Dashuria është prezente, por mbi të gjitha respekti dhe mirëkuptimi,” tha ajo për Rudina Dembacajn. Ndërsa për dasmën, është trembur dhe “kur igjesh nga qulli, i fryn dhe kosit.” Dasmë
s’ka, por një beb, po. Soni dhe Klevi janë gati për një fëmijë të dytë, por as kësaj s’i dihet: “Në fakt e kishim me dëshirë, por puna e kontratave më ka mbërthyer pak.”