Ansi na tregon emrin e vëllaçkos së vogël

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe Andrra Destani e Sinan Hoxha janë zyrtarisht prindër të dy fëmijëve. Andrra ka sjellë në jetë ditën e sotme djalin e dytë dhe e gjithë familja është në qiellin e shtatë nga gëzimi. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ajo përmes një postimi në Instagram.

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur ka postuar një foto të bebushit pa ja zbuluar fytyrën. I vogli shihet i veshur me rroba në ngjyrë blu teksa fle gjumë.

E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot”, ka shkruar Andrra në postim.

Ndërsa Sinan Hoxha nuk ka bërë ende asnjë reagim për ardhjen në jetë të vogëlushit.

Sot Ansi na ka treguar se ka vendosur ta quajnë Vëllain e vogël Ayan. /Kids’Time 

 

Share With:
Translate »
634 Views