Antitrupat e prodhuara nga Covid-19, zgjasin më shumë sesa mendohej më parë
Shumica dërrmuese e njerëzve, që shërohen nga një sëmundje me një formë të lehtë deri në të moderuar të koronavirusit të ri të Covid-19, ruajnë një reagim të fortë të antitrupave, që është relativisht e qëndrueshme për të paktën 5 muaj.
Në këtë përfundim mbërrin një studimi i fundit i botuar në revistën ”Science”. Pandemia Cvodi-19, ka shkaktuar më shumë se 1.17 milionë të vdekur, teksa ka mbi 50 milionë raste të konfirmuara zyrtaresht në të gjithë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Studimet e mëparshme, sugjeronin se antitrupat kundër virusit prodhohen, por më pas zhduken relativisht shpejt.

Por sipas autorëve të saj, studimi i ri studimi e kundërshton atë supozim. Studimi përdori një set të dhënash prej 30.082 individësh të prekur nga Covid-19, të cilët u kontrolluan brenda Sistemit Shëndetësor në Mount Sinai midis marsit dhe tetorit të këtij viti.
Hetuesit përdorën një test antitrupi të njohur, si një provë imunosorbente të lidhur me enzimat (ELISA), për të zbuluar praninë apo mungesën të antitrupave ndaj sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes për shkak të koronavirusit.
ELISA, e cila u zhvillua në Sistemin Shëndetësor në Mount Sinai, është gjithashtu në gjendje të masë nivelin e antitrupave që ka një individ. Sipas studimit, shumica dërrmuese e individëve pozitivë ndaj virusit, kishin nivele mesatare deri në të larta të antitrupave anti-Covid.
Nga 30.082 pjesëmarrës, 7.12 për qind kishin norma të ulëta të antitrupave kundër Covid-19, 22.49 për qind kishin nivele mesatare të antitrupave, dhe 70.39 për qind kishin nivele të larta të antitrupave.
“Ndërsa kanë dalë disa raporte, sipas të cilave antitrupat ndaj këtij virusi zhduken shpejt, ne kemi zbuluar të kundërtën, që më shumë se 90 për qind e njerëzve me simptoma të buta apo të mesme, prodhojnë një përgjigje të antitrupave mjaftueshëm të fortë për të neutralizuar virusin, dhe reagimi ruhet për shumë muaj”– thotë autori i studimit Florian Kramer.
Sipas studimit, këto rezultate mund të ndihmojnë në zhvillimin e vaksinave në të ardhmen kundër Covid-19.