Anxhelina tregon ku është ‘arratisur’ Beatrix
Beatrix është larguar nga Shqipëria për disa ditë. Ne kemi zbuluar se Beatrix është në Dubai duke shijuar këto kohë pas zhgënjimit që mori në Big Brother.
Vetëm ditën e sotme asaj iu publikua një fotografi nga aeroporti teksa po largohej. Por mesa duket Beatrix nuk ndodhet e vetme në Dubai pasi shoqërohet nga kushërira e saj Anxhelina.
Pak minuta më parë Anxhelina ka postuar një fotografi të sajën nga jahti duke shijuar pushimet dhe në sfond shihet edhe krahu i Beatrixës edhe pse nuk ka zbuluar fytyrën. Nga tatuazhi që ajo ka në krah u zbulua se është Beatrix Ramosaj.

