Apeli i fortë i fëmijëve që humbën nënën: Ishte bota për ne! Na ndihmoni, duam ta bëjmë krenare

Një javë më parë, mbrëmjen e 8 Qershorit, Adriana Shaholli ndërroi jetën në moshën 40 vjecare. Ajo u dhunua nga bashkëshorti, Çllirim Shaholli i cili për një konflikt banal i përplasi kokën në çimento. Dhimbja është e madhe për Adrianën që u largua nga kjo botë në moshë të re, por edhe për 6 fëmijët e saj që kanë mbetur jetim dhe në kushte tejet të vështira ekonomike.

Dy fëmijët më të mëdhenj, adoleshentë punojnë për tu ushqyer. Ndërsa 4 të tjerët janë të vegjël. Ata sot kanë një apel të fortë për ndihmë. “Fundjava Ndryshe” ka qenë në shtëpinë e tyre në Durrës, pasi po mbledh donacione për ti ndihmuar.

Vajza e madhe e familjes Shaholli shprehet:

“Gjithçka është krejt ndryshe nga më përpara. Mungon kreu i shtëpisë. Mungon mamaja jonë. Tani jam unë e vëllai që do mbajmë 4 më të vegjlit. Duam ndihmë t’ia dalim mbanë. Dua të ndjek rrugën e asaj, rrugën e mamit. Ajo ka vuajtur jashtë mase. Ajo na la, vdiq vetëm për ne. Ka qenë bota për ne. Ka qenë mbështetja jonë më e madhe. Më mungon jashtë mase…. ”

Ndërsa djali shprehet: “Ai (babai) s’merrte mundimin për të bërë as gjënë më të vogël. Punonte nëna dhe ne…Na ndihmoni për të ndërtuar shtëpinë”.

Apel

Krimi në familje i merr jetën nënës së 6 fëmijëve në Durrës. Ne jemi pranë tyre dhe sot nisëm fushatën për ti bërë me shtëpi të re. Dhuroni, të gjithë bashkë mundemi . GoFundMe: https://www.gofundme.com/fundjavendrysheal.PayPal & Credit Cards: https://ffn.al/en/donate-2/Numrat e llogarisë : Fondacioni Fundjavë Ndryshe Raiffeisen BankSWIFT CODE – SGSBALTX0011184027 – ALL – AL762021101300000000111840270021184027 -EUR – AL612021101300000000211840270031184027 -USD – AL46202110130000000031184027“Bamirësia nuk të varfëron”#fundjavendryshe✅

Posted by Fundjavë Ndryshe on Thursday, June 14, 2018

Share With:
Translate »
841 Views