Apeli i fortë i ministres Manastirliu: Maska, e detyrueshme me ligj. Merrni përgjegjësitë individuale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë edhe një herë thirrje për mbajtjen e maskave në ambientet publike.

Me një shënim në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku ka postuar një video sensibilizuese, Manastirliu thotë se mbajtja e maskës është e detyrueshme me ligj dhe se ajo duhet të bëhet pjesë e veshjes së gjithsecilit në normalitetin e ri.

Sipas Manastirliut, çdo qytetar duhet të marrë përgjegjësitë individuale për të ndihmuar sistemin shëndetësor në përballimin e situatës.

Postimi i plotë i Manastirliut:

COVID-19

Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është LIGJ në të gjitha ambientet e mbyllura!

Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës, nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën për të ulur përhapjen e infeksionit.

Vendose maskën

🔴COVID19Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është LIGJ në të gjitha ambientet e mbyllura!Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën, për të ulur përhapjen e infeksionit!#VendoseMaskën😷 #RuajShëndetin#TëNdihmojmëEkipetMjekësore🙏🏼🤜#COVID19🤛

Posted by Ogerta Manastirliu on Sunday, July 26, 2020

Share With:
Translate »
412 Views