Arbana dhe Sara, na tregojnë se shtatzania është e ndryshme tek çdo vajzë!
Kryesisht gratë shtatzëna priren ta mbulojnë sa më shumë barkun e tyre. Duke veshur rroba të gjera, sa më të lirshme.

Si Arbana Osmani, e cila në pak foto që ka postuar mundohet ta fshehë gjithmonë barkun.



Preferon fustane të gjera, bluzat po ashtu, dhe kryesisht në ngjyra të errëta.


Ndërsa Sara Hoxha, nuk është njëra prej tyre.

Që në fillim të shtatzënisë e deri më tani që barku i është rrumbullakosur goxha, nuk e ka ndryshuar aspak stilin e veshjeve.

Fustane, pantallona gjithmonë të ngushta, duke nxjerrë në pah barkun.

Madje, ka gjetur një zgjidhje edhe për rrobat të cilat nuk i vijnë më, si në rastin e këtyre xhinseve të preferuarat e saj./L.F-dritare.net
