Arbana jep përgjigjen epike kur e pyesin për gjyshërit
Menjëherë sapo përfundoi sezonin e emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’ moderatorja Arbana Osmani ka nisur pushimet.
Këtë gjë na e ka treguar më së miri me fotot të publikuar në Instagram, ku shihet duke shijuar rrezet e diellit.
Mirëpo, herë pas here nuk mungojnë as komentet e shumë prej ndjekëse të saj, të cilët kapen pas detajeve nga më të ndryshmet.
Dikush e ka pyetur edhe për gjyshin dhe gjyshen e saj, të cilët i erdhën surprizë moderatores në emision.
‘Super si gjithmon gjyshi e gjyshja mire jane?’, shkruan ndjekësi.
‘Si zogj’, i përgjigjet Arbana plot sinqeritet.
Kujtojmë që gjyshërit e saj bën për vete të gjithë publikun me batutat e tyre.

