Arbana ndan foton më të ëmbël të Jonit: Dashuria ime më e madhe…

Arbana Osmani ndan gjithmonë pozat më të ëmbla të djalit të saj Jon, i cili duket se dita ditës rritet edhe më shumë.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto të tij së bashku me macen, që duhet të jetë e preferuara e Jonit.

“Dashuria ime më e madhe”, ka shkruar Osmani krah postimit në ‘Instagram’ ku nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta.

Përveç projekteve të ndryshme të moderatores, me siguri gjithë pjesën tjetër të kohës e merr Joni për të cilin tregon kujdesin maksimal duke i gatuar dhe duke luajtur me të.

Kujtojmë se momentalisht Arbana është në pritje të fëmijës së saj të dytë me regjisorin Eduart Grishaj, moment ky mjaft special në jetën e dyshes.

 

Share With:
Translate »
531 Views