Arbana Osmani në pushime me Jonin, i vogli di si të kujdeset për mamin | Video

Pas përfundimit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” Arbana Osmani u “arratis” për disa ditë pushime jashtë vendit, në Barcelonë dhe Greqi. Ndërsa së fundmi ajo është rikthyer sërish në Shqipëri, për të shijuar disa ditë relaksi me familjen në jug të vendit. Gjatë kësaj kohe Osmani ka publikuar momente të ndryshme në rrjete sociale, për të treguar se çfarë do të thotë të pushosh dhe të jesh nënë e një fëmije. Këto pushime duket se janë mjaft të veçanta për moderatoren, pasi ajo po arrin të rikuperojë orët e humbura me djalin e saj, Jonin, për shkak të punës. Ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto duke biseduar bashkë me vogëlushin gjatë kohës që të dy qëndronin në pishinë për t’u freskuar.

Ndërsa sot Arbana ka postuar një nga videot më të ëmbla, ku duket se si Joni kujdeset për të. I vogli shihet duke lyer nënën e tij me krem nga kurrizi dhe ky është një ritual mëngjesi për ta.

Siç kuptohet Joni tregon të njëjtin kujdes për nënën e tij njësoj si ajo, gjë që tregon se ata kanë arritur të krijojnë një raport shumë të ngushtë së bashku.

Share With:
Translate »
650 Views