Arbana Osmani zbulon “ndalimin” që Eduardi ka vënë në shtëpi për ttë dhe fëmijët
Arbana Osmani, e cila njihet për jetën e saj të qetë familjare dhe raportin e ngrohtë me ndjekësit, ka ndarë së fundmi një detaj interesant nga përditshmëria e saj. Në podcastin e dedikuar fëmijëve, moderatorja tregoi me humor se bashkëshorti i saj, regjisori Eduart Grishaj, ka vendosur një rregull të qartë në shtëpi: as ajo dhe as fëmijët nuk lejohen të mbajnë një mace.
Sipas Arbanës, arsyeja e këtij “ndalimi simpatik” lidhet me faktin se familja jeton në një apartament, gjë që sipas Grishajt nuk është mjedisi i duhur për një kafshë të tillë shtëpiake. Ajo e rrëfeu me të qeshura situatën, duke treguar se dëshira për të pasur një mace duket të jetë e përbashkët mes saj dhe fëmijëve, por për momentin, rregulli i Eduartit mbetet në fuqi.
View this post on Instagram