Arbana pas 19 vitesh në vendlindje, për të bërë të lumtur mashkullin më të rëndësishëm për të

“Dua të të bëj të lumtur”, shumë shpejt do të rikthehet në ekranin e Top Channel. Arbana Osmani, së bashku me stafin, kanë nisur prej kohësh punën. Nga postimet e moderatores së njohur, pritet që edhe këtë sezon të dytë të ketë surpriza dhe personazhe të jashtëzakonshme.

Një prej tyre është i ati i Arbanës, i cili bashkë me të bijën është kthyer në vendlindje. Në foton e saj të fundit, Arbana zbulon se është rikthyer në Maqellarë pas plot 19-vitesh, për të bërë të lumtur të atin: “Rikthim në Maqellarë për herë të parë pas 19 viteve për të bërë babanë tim të lumtur”,- shkruan moderatorja në krah të fotos me të atin.

Nga fotoja nuk është e vështirë të kuptosh se atë e bijë janë vërtet të lumtur nga ky rikthim në vendlindje.

Historitë e programit mbeten ende sekret për publikun, por me kaq sa Arbana zbulon edhe përmes postimeve të saj, personazhet edhe këtë herë do të jenë të jashtëzakonshëm. Historitë që kanë për të rrëfyer, jo më pak të tilla.

Rikthim ne Maqellare per here te pare pas 19 viteve per te bere babane tim te lumtur😊

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Share With:
Translate »
771 Views