Arbana publikon foton e ëmbël me gjyshërit dhe na zbulon një sekret të madh

Koha për të njohur gjyshërit e Arbanës që qenkan nona fare. Arbana i ka thënë të bëjnë dy gishtat lart, kështu si paqja, po gjyshit komunist i kujton PD-në kjo shenjë. Dhe mos o Zot t`i ngrejë ai dy gishtat lart. Ama mos të guxojë të thotë njeri që qenka me të vjetrën, se zonjën e tij e paska respektuar e paska ulur para në makinë. Vetë është sistemuar prapa me kapele republike. “-Bëji dy gishtat kështu gjyshi… -Dy gishtat? Asnjëherë”, i tha ai Arbanës. (Arbana me gjyshërit, foto nga Instagrami) Nëna, nga ana tjetër e ka tradhtuar burrin këtë herë. Është bërë palë me mbesën. Iku grushti. Ja gishtat, lart. Po sa simpatikë që janë këta gjyshërit more aman. “I dua deri në vdekje”, shkruan Arbana dhe s`ka faj.

Share With:
Translate »
870 Views