Arbana zbulon për herë të parë fytyrën e Jon dhe ai qenka kopje e babit të vet
U deshën pothuajse 6 vite nga lindja e tij që mami Arbana të na njihte me vogëlushin e saj Jon.
Mesa duket, pas një sezoni të ngarkuar televiziv, moderatorja e susksesshme ka gjetur kohë për ta kaluar me të voglin e saj.Pas pushimeve në Mykonos, Arbana ka ndarë sot me ne një foto ku duket se ka gatuar një tortë bashkë me Jon.

Të gjithë e dimë pasionin e saj për kuzhinën, të cilin mesa duket po ja transmeton edhe të voglit të saj.
Ndërsa shihim Jon me vëmendje, është lehtësisht e dallueshme ngjashmëria që ai ka me të atin.

Ndërkohë pas divorcit të bujshëm, flitet se Arbana është në një lidhje me regjisorin e programit të saj, Eduart Grishaj. /Kids’Time/