Arbër Çepani habit të gjithë me pasadoble: Jua dedikoj prindërve që janë dashuruar në Meksikë
Javën e kaluar e pa veten në zonën e rrezikut. Këtë javë, Arbër Çepani me performacën e tij në skenë e bëri të qartë që ishte përpjekur për të marrë më shumë pikë nga juria.
Ai u soll si në mariaçi i vërtetë me pasodoblen që kërceu bashkë me partneren, Erisën. Përveç hapave dhe lëvizjeve, juria komentoi pozitivisht mimikën e Arbrit, që qëndroi në rol deri në fund.
Kërcimin, Arbri jua dedikoi prindërve që janë njohur dhe dashuruar në Meksikë.