Ardhja në jetë e fëmijës së dytë ka shkatërruar jetën seksuale të Chrissy Teigen dhe John Legend

Mjafton të dëgjosh Chrissy Teigen dhe kupton menjëherë që edhe të famshmit kanë të njëjtat halle si personat e zakonshëm, madje edhe kur bëhet fjalë për seksin. Modelja, e cila ka marrë përsipër detyrën që të rregulloj Amerikën (përshkrimi në “Instagram”), ka rrëfyer pa dorashka se tashmë që në jetë erdhi dhe fëmija e dytë, është thjesht shumë e lodhur për të bërë seks me bashkëshortin John Legend. Ndaj edhe për çiftin më të adhurueshëm të “Instagram-it”, gjërat kanë ndryshuar shumë në dhomën e gjumit, pasi u bënë prindër të Miles dhe Lunës.

 “Nuk ka rëndësi se kush je! Edhe nëse je një këngëtar seksi i R & B-së, apo një modele perfekte me bikini, sërish je shumë e lodhur. Nuk po them se nuk kemi pasion mes njëri-tjetrit, pooor a po e bëjmë në dhomën e zhveshjes? Joo!” – tha Chrissy Teigen.

Ups, mos ishte kjo një thirrje publike për seks për John Legend? Djalë, ç’po i bën vajzës? Punëso dy dado dhe mjaft i këndove botës, por këndoi bashkëshortes, pasi sapo tha përpara botës se që të jetë në humor për atë “gjënë” duhet të të shohë në koncert duke performuar.

“Oh, do t’i rikthehemi edhe ne pasionit. Por është e çuditshme, kur e shoh të performoj diku, mendoj me vete: ‘ Oh, është shumë seksi. Me siguri do e bëjmë sonte’”. – tregoi si gjithmonë, të vërtetën pa asnjë filtër, e madhja Chrissy Teigen.

Share With:
Translate »
712 Views