Ardit Gjebrea: “T’i bashkohemi atij që sakrifikoi të birin për të mirën e përbashkët!”

Të gjithë besimtarët muslimanë janë mbledhur sot për të festuar Kurban Bajramin dhe menjëherë kanë nisur të shkruajnë urimet e tyre edhe në rrjete sociale. Por cila është domethënia e kësaj feste dhe përse ajo festohet sot?

Sipas librit të shenjtë Kuranit, para shumë shekujsh një profet me emrin Ibrahim, luste Krijuesin e tij, që t’i dhuronte një fëmijë.

Nga dëshira për të pasur një trashgimtar kalonte një pjesë të madhe të kohës duke u lutur. Kaluan kohë dhe dëshira nuk po i plotësohej. E shoqja i dha leje Profetit Ibrahim të martohej me shërbyesen që kishin, për të pasur një fëmijë. E kështu u vendos që Ibrahimi të martohej përsëri. Pas martesës së tij, Zoti i dhuroi një fëmijë të urtë e të sjellshëm. Kur arriti moshën për t’u angazhuar në punë djali, sprovuan që të dy baba e bir për durimin të dy iu dorëzuan urdhrit të Krijuesit. Profeti Ibrahimi e ofroi për kurban Ismailin e tij, e pikërisht në momentin kur ai do ta bënte të birin Kurban, Krijuesi i dërgoi profetit një dash që ta therte si kurban në vend të të birit. Pas kësaj dita e sakrificës u quajt Kurban Bajram.

Nisur nga kjo, Ardit Gjebrea ka uruar besimtarët duke bërë një lidhje me bistorinë që ju rrëfyem më sipër.

Gëzuar Kurban Bajramin edhe nga redaksia e Kids’Time!

Share With:
Translate »
479 Views